Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu kanë shkuar në Shkodër pas vrasjes së dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali.
Së bashku me Lleshajn dhe Veliun është edhe drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj. Ata po punojnë ngushtësisht për zbardhjen e ngjarjeve kriminale që kanë tronditur jo vetëm Shkodrën, por edhe qytetet të tjera të vendit.
Pas vrasjes së vëllezërve Bilali, policia ka gjetur një makinë të djegur në Livadhe, skenë kjo pothuajse e ngjashme me çdo vrasje kriminale në vend.
Policia e Shkodrës bën me dije se autorët që lëviznin me një “Benz” dyshohet të jenë dy persona të maskuar, të cilët kanë qëlluar me breshëri mbi dy vëllezërit, shumë pranë banesës së tyre. Dyshohet se viktimat kanë qenë duke shkuar tek e motra që jetonte shumë pranë tyre. Në ato momente dy personat janë afruar me mjetin tip “Benz” dhe i kanë qëlluar me breshëri automatiku për t'u larguar më pas me shpejtësi.