Flash

Do të fleni më pak, nesër ndryshon ora

Lapsi.al 30 March 2019
Do të fleni më pak, nesër ndryshon ora

Ata që nesër e kanë ditë pune do të duhet të zgjohen më herët, pasi akrepat e orës do shkojnë 60 minuta para.

Më 31 mars kur të jetë ora 2 pas mesnate, akrepat do shënojnë në orën 3.

Ora verore do sjellë një ditë më të zgjatur dhe natë më të shkurtër.

Ndryshimi i orës ndodh dy herë në vit, në muajin mars dhe në fund të tetorit kur hyjmë edhe në sezonin dimëror.

Por kjo mund të jetë hera e fundit e ndryshimit të orës, pasi në Evropë tashmë është hapur një debat në lidhje me këtë çështje.

Komisioni Europian më 12 shtator të këtij vitit ka marrë vendim që lëvizja e akrepave të orës, kthimi në llogaritjen verore për herë të fundit të bëhet më 31 mars të vitit 2019, ndërsa shfuqizohet në tetor të vitit 2019. Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Shqipëria ende nuk ka marrë ndonjë vendim lidhur me këtë.

Të këshilluara

Aksident në Librazhd, dy të plagosur

Dy persona, pasagjerë në një automjet janë plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd –Prrenjas, në fshatin  Pishkash. Policia...

17:20

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI