Flash

Plani për grabitje me armë, policia prangos të riun dhe shpall në kërkim dy të tjerë

Lapsi.al 31 March 2019
Plani për grabitje me armë, policia prangos të riun dhe shpall

Policia e Durrësit ka parandaluar një grabitje me armë gjatë natës së 30 marsit, duke arrestuar një të ri dhe shpallur në kërkim 2 bashkëpunëtorë.

Sipas të dhënave zyrtare, policia kishte marrë informacione se disa persona kishin planifikuar grabitjen me armë të një pike karburanti.

Për pasojë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit kryesor të dyshuar, shtetasit J.M., 26 vjeç, banues në Xhafzotaj, të cilit në momentin e arrestimit policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike Kallashnikov model 56, një karikator me 22 fishekë, tre maska, tre palë doreza, tre aparate celularë dhe një thikë , sende këto që do përdoreshin për të realizuar vjedhjen me armë të karburantit.

  • foto galeri

Gjithashtu u shpallen në kërkim shtetasit Xh.M.,22 vjeç, banues në Delvinë dhe A.C., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me njëri -tjetrin dhe shtetasin e arrestuar në flagrancë më datë 30.03.2019 gjatë natës kishin planifikuar grabitjen.

Policia njofton se puna intensive për kapjen e dy autorëve të tjerë si dhe për të bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit kriminal të këtyre shtetasve.

Të këshilluara

Kthehet ora verore, akrepat sot 60 minuta para

Për të gjithë, zgjimi sot është më i vështirë në orarin e përditshëm për shkak të ndërrimit të orës, një proces që ndodh çdo vit në të dielën e fundit të marsit...

10:59

Do të fleni më pak, nesër ndryshon ora

Ata që nesër e kanë ditë pune do të duhet të zgjohen më herët, pasi akrepat e orës do shkojnë 60 minuta para. Më 31 mars kur të jetë ora 2 pas mesnate, akrep...

19:03

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI