Flash

Vrasja e të atit dhe xhaxhait, anëtari i grupit ‘Bajri’ shkon në varrim

Lapsi.al 31 March 2019
Vrasja e të atit dhe xhaxhait, anëtari i grupit ‘Bajri’

Qyteti i Shkodrës i blinduar sot nga forcat e policisë për varrimin e dy vëllezërve të vrarë dje Astrit dhe Brahim Bilali.

Ceremonisë mortore i jetë bashkuar edhe Asmer Bilali, djali i Astrit Bilalit, i cili njihet si një nga nga anëtarët e grupit “Bajri”.

Asmer Bilalit i është dhënë leje nga burgu të marrë pjesë në varrim. 3 furgonë dhe makina të tjera policie shoqërojnë Asmer Bilalin në ceremoninë mortore, sikurse mund ta shihni në fotot që sjell Lapsi.al.

Asmer Bilali është ish-kampioni i boksit që u arrestua si pjesë e grupit “Bajri” në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër dhe që dyshohet se ishte edhe shënjestra e atentatit ku u vra Ferracaku hipur mbi kalë.

Asmer Bilali është ish-kampion boksi, është emër i njohur i sportit në Shkodër. Ai njihet edhe si person me precedentë penalë të mëparshëm në policinë e Shkodrës, si dhe është i dyshuari kryesor për plagosjen e Hermes Beqirit në një nga lokalet e qytetit. Për ngjarjen e ndodhur në vitin 2017, Asmer Bilali u arrestua në fshatin Grudë ku ishte larguar me motorin e tij për t’ju fshehur policisë. Atij iu gjet edhe një armë tip pistoletë që mendohet se është përdorur për kryerjen e krimit.

Nuk dihet nëse vrasja e të atit dhe xhaxhait të tij ka lidhje me Asmerin që tashëm qëndron pas hekurave si pjesë e grupit famëkeq të Shkodrës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI