Flash

“Ndërton pallate në rërë”/ PD i përgjigjet Ramës për kryebashkiakun e Kavajës

Lapsi.al 31 March 2019
“Ndërton pallate në rërë”/ PD i përgjigjet

Gjatë vizitës së tij të sotme në Golem, kryeministri Edi Rama gjeti kohë të sulmonte edhe kryebashkiakun demokrat të Kavajës, Isa Sakja, duke e akuzuar se lejon ndërtimin e pallateve në rërë.

“Të bëhet një projekt për konviktet dhe bëjmë konviktin si pjesë e shkollës dhe t’ia lëmë shkollës, ose të gjejmë një formë administrimi se bashkia këtu nuk ka ndërmend të bëjë as konvikte as shkolla. Bashkia këtu ndërton pallate në rërë, akoma sot e gjithë ditën dhe s’kanë faj përderisa sot akoma s’ka ardhur dora e prokurorisë” – tha Rama.

Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi. Përmes një postimi në Facebook, Bardhi i kujton Ramës se, ndërtimi i pallateve, kudo dhe pa asnjë kriter, ka qenë filozofia e tij politike.

“Ai qe ndertimin e pallateve, kudo dhe pa asnje kriter, e beri filozofi te qeverisjes se tij lokale, ai qe permes pallateve qe mbolli kudo dhe me haraçin e tyre mori partine, sot sulmoi me shpifje te uleta Bashkine e Kavajes. Me modelin tjeter te qeverisjes lokale ne krah, me Vangjush Dakon qe per pallate nuk kursen as trashegimine e qytetit, ne vend te ofrimit te zgjidhjes per mijera te papunet ne Kavaje, zgjodhi kercenimin dhe shantazhin ndaj Kryetarit te Bashkise Kavaje.

Meqe jemi tek prokuroria, beju thirrje te kalojne njehere nga Durresi i Gjushit, pastaj nga Kullat e parave te pista ne Tirane, pastaj tek Qazimi ne Elbasan dhe me rradhe tek te gjithe modelet e tua te qeverisjes kriminale lokale. Koha ku ti urdheroje se kush bande do marre lejen e radhes se ndertimit ne Kavaje, ka perfunduar! E di qe je i zhgenjyer per kete. Mesohu, se shpejti kete mundesi sdo ta kesh ne gjithe Shqiperine” – shkruan Bardhi në Facebook. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI