Flash

Rama flet për ZDF: Nuk mund t'u them jo 4 miliardëve

Një vend i mbuluar me rozë. Në Shqipëri, po zhvillohen protesta kundër një resorti luksoz të planifikuar nga familja Trump. Prej kohësh, ky projekt është bërë më shumë sesa thjesht një projekt ndërtimi, por ka të bëjë edhe me kritikat ndaj Kryeministrit Rama.

18:19

Samiti i Diasporës lë jashtë Çamërinë, Idrizi akuza ndaj Ramës: S'i mjaftuan pazaret me Greqinë

Lapsi.al 1 March 2019
Samiti i Diasporës lë jashtë Çamërinë, Idrizi

Samitit të Dytë të Diasporës nuk i munguan vetëm përfaqësues nga opozita por edhe nga Çamëria.

Teksa të parët refuzuan ftesën, këta të fundit nuk ishin ftuar fare.

Një fakt të tillë e bëri me dije kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili tha se qeveria e la bosh hartën identitare.

Idrizi nuk kurseu dhe akuzat ndaj kryeministrit Rama për çështjen çame. Më poshtë pjesë nga fjala e Idrizit.

"Sot po zhvillohet Samiti i dytë i Diasporës. Ju uroj të gjithë shqiptarëve që kanë ardhur më dëshirën, kënaqësinë për të ardhur në vendin amë mirëseardhje të madhe por nuk mund të rri dot pa përmendur faktin se sot për herë të lparë u harrua që të ftohej një përfaqësues nga Çamëria  duke lënë bosh hartën identitare të kombit shqiptar.

Mesa duket Ramës nuk i mjafton ajo që ka bërë me çështjen çame dhe pazaret me Greqinë, nuk i mjafton që sot e kësaj dite jo vetëm bëri që përfaqësuesit e saj politik të mos ishin në parlamentin e Shqipërisë, jo vetëm atë që po bën për të futur duart brenda Shoqatës Çamëria dhe PDIU por sot në atë sallë ku ishin të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë mungonte një pjesë e qenësishme e saj që plotëson hartën identitare, përfaqësuesit nga Çamëria. Jam i bindur se ata që kanë ardhur në Shqipëri nuk janë pak.

Diaspora e vjetër dhe re i kanë dhënë kumtin këtij vendi, kur u bë Shqipëria në 1912 , pjesa më e madhe e korifejve dhe baballarëve të kombit vinte nga Diaspora dhe i është gjendur Shqipërisë në momentet ekzistenciale të saj. Por nuk mund të rri dot pa përmendur dhe Diasporën e re apo emigrantët të cilët nga 1990 janë 1.6 milion shqiptarë që janë detyruar të ikin nga ky vend për një jetë më të mirë. 500 mijë kanë ikur vetëm katër vitet e fundit sepse nuk gjejnë shpresën në Shqipëri. Ku po shkon ky vend? Kemi qenë 4.1 milion banorë në 1990, sot jemi 2.8 milionë. Shqipëria po plaket.

Të këshilluara

Nard Ndoka dorëzon mandatin e deputetit

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka ka firmosur ditën e sotme dorëzimin e mandatit të deputetit. Ndoka, i cili ndodhej në Bruksel, me t'u kthyer dogji mandatin e tij,...

16:28

SHBA riaktivizon bazën ushtarake në Kosovë

Ambasada e Amerikës në Kosovës ka deklaruar se politika e Shteteve të Bashkuara synon të mbështesë KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-ve në Kampin Bondsteel,...

16:13

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI