Flash

Rama flet për ZDF: Nuk mund t'u them jo 4 miliardëve

Një vend i mbuluar me rozë. Në Shqipëri, po zhvillohen protesta kundër një resorti luksoz të planifikuar nga familja Trump. Prej kohësh, ky projekt është bërë më shumë sesa thjesht një projekt ndërtimi, por ka të bëjë edhe me kritikat ndaj Kryeministrit Rama.

18:19

Presioni i Erdogan dhe kushti për Edi Ramën/ Tërhiqet nga gara kryetari i myslimanëve, Skënder Brucaj

Lapsi.al 1 March 2019
Presioni i Erdogan dhe kushti për Edi Ramën/ Tërhiqet nga gara

Teksa ditën e shtunë pritet të zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, kryetari aktual Skënder Bruçaj ka vendosur të tërhiqet nga gara për një mandat të dytë në krye të këtij institucioni.

Aktualisht, në garë kanë mbetur Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH-së prej 10 vitesh, Ylli Gurra, Myfti i Tiranë, Islam Hoxha, Myfti i Kukësit dhe Gramos Blliku, myfti i Lushnjës.

Kandidatura e Gëzim Abdishahit, imam i Golemit, ka rënë pasi sipas komisionit nuk plotëson pikën 3 të nenit 26 të statutit. Por përse kjo dorëheqje e Brucajt në këtë moment? Pikëpyetjet janë të shumta, por dyshimet të cojnë tek një kërkesë permanente e presidentit turk Erdogan ndaj autoriteteve shqiptare për largimin e Skënder Brucajt.

Për Ankaranë zyrtare Brucaj konsiderohet si njeri i lidhur me klerikun Fetullah Gylen, prandaj Erdogan ka kërkuar largimin e tij tek Edi Rama. Madje presidenti turk i ka vendosur kusht kryeministrit shqiptar se nuk do të marrë pjesë në inagurimin e Xhamisë së Namazgjasë në rast se Skënder Brucaj do të vazhdonte te ishte në kye të Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Ndërkohë sot Ervin Salianji nga Partia Demokratike ka hedhur akuza se procesi i zgjedhjes së kreut të ri të KMSH-së po manipulohet. Sipas tij qeveria ka futur duart edhe në këtë proces. Mbetet për t'u parë nesër se kush do të jetë kryetari i ri i myslimanëve të Shqipërisë. Dorëheqja e beftë e Brucajt një ditë para zgjedhjeve dëshmon se presioni ndaj tij ka qenë shumë i madh dhe duket se ai iu nënshtrua këtij presioni.

©LAPSI.al

Të këshilluara

Nard Ndoka dorëzon mandatin e deputetit

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka ka firmosur ditën e sotme dorëzimin e mandatit të deputetit. Ndoka, i cili ndodhej në Bruksel, me t'u kthyer dogji mandatin e tij,...

16:28

SHBA riaktivizon bazën ushtarake në Kosovë

Ambasada e Amerikës në Kosovës ka deklaruar se politika e Shteteve të Bashkuara synon të mbështesë KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-ve në Kampin Bondsteel,...

16:13

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI