Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka ka firmosur ditën e sotme dorëzimin e mandatit të deputetit. Ndoka, i cili ndodhej në Bruksel, me t'u kthyer dogji mandatin e tij, duke iu bashkuar kështu vendimit të pjesës më të madhe të deputetëve të opozitës përmes këtij akti.
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka firmosur gjithashtu sot dorëzimin e mandatit si deputet.
Vetëm Myslim Murrizi, deputet i Lushnjes ka vendosur të qëndrojë në parlament, duke u shkarkuar prej këtij fakti nga PD.
Deri më tani, mbetet i paqartë qëndrimi që do të mbajë deputetja tjetër e PD-së, Rudina Hajdari.