Flash

Rama flet për ZDF: Nuk mund t'u them jo 4 miliardëve

Një vend i mbuluar me rozë. Në Shqipëri, po zhvillohen protesta kundër një resorti luksoz të planifikuar nga familja Trump. Prej kohësh, ky projekt është bërë më shumë sesa thjesht një projekt ndërtimi, por ka të bëjë edhe me kritikat ndaj Kryeministrit Rama.

18:19

Ngacmime seksuale dhe abuzime, shkarkohen 6 pedagogë në Universitetin Bujqësor të Tiranës

Lapsi.al 1 March 2019
Ngacmime seksuale dhe abuzime, shkarkohen 6 pedagogë në Universitetin

Studentët e Unversitetit Bujqësor të Tiranës kanë marrë zemër nga protesta duke denoncuar tek rektori apo përmes anketave të zhvilluara, abuzimet e pedagogëve, korrupsionin madje edhe ngacmimet seksuale prej tyre. Këtë e konfirmon zyrtarisht rektori i UBT.

“Ne i kemi marrë në konsideratë në maksimum shqetësimet e studentëve gjatë ditëve të protestës, e cila ka qene një periudhë relativisht e gjatë”,- thotë Prof. Bahri Musabelliu.

Një pedagog i akuzuar nga studentët për ngacmim seksual dhe 3 të tjerë janë shkarkuar nga detyra ndërsa për dy po kryhen ende verifikimet.

Pedagogu i akuzuar nga studentët për ngacmim seksual prej 10 vjetësh jepte mësim në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare. Një grup studentësh denoncuan veprimet e turpshme të pedagogut të tyre, akuza që u vërtetuan nga komisioni i etikës.

Rektori Bahri Musabelliu në një intervistë për Neës 24 thotë se komisioni i etikes zbuloi sjellët e pahijshme të pedagogut ndërsa vetë ai firmosi për shkarkim nga puna.

“Pedagogu në fjalë, është e vertetë, unë kam pasur indicie nga studentët për këtë gjë. Më kanë ardhur disa vajza studentë dhe disa djemë, të cilët mi kanë bërë shqetësimet e tyre prezent. Vetë kam shkuar disa herë në fakultetin e Mjekësisë Veterinare. Zhvilluam edhe një anketë me studentët ku morëm indicie që ishte e vërtetë. Është mbledhur komisioni i etikës ku është kanë marrë vendimin për pushimin nga puna të pedagogut për sjellje të pahijshme”,- tha rektori.

Të këshilluara

Nard Ndoka dorëzon mandatin e deputetit

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka ka firmosur ditën e sotme dorëzimin e mandatit të deputetit. Ndoka, i cili ndodhej në Bruksel, me t'u kthyer dogji mandatin e tij,...

16:28

SHBA riaktivizon bazën ushtarake në Kosovë

Ambasada e Amerikës në Kosovës ka deklaruar se politika e Shteteve të Bashkuara synon të mbështesë KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-ve në Kampin Bondsteel,...

16:13

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI