Flash

Indeksi i zbatimit të ligjit, Shqipëria ndër vendet më të korruptuara

Lapsi.al 1 March 2019
Indeksi i zbatimit të ligjit, Shqipëria ndër vendet më

Shqipëria renditet e 71-a nga 126 shtete, në Indeksin e Sundimit të Ligjit 2018-2019, të publikuar nga “World Justice Project”, një institut kërkimor ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqipëria merr 0.51 pikë, e pandryshuar në raport me një vit më parë (zero është vlerësimi më i ulët dhe 1 është më i lartë).

Më këtë vlerësim, Shqipëria përfshihet në zonën e verdhë, me zbatim të dobët të ligjeve, në të njëjtën nivel me disa vende të tjera të Ballkanit, Azisë jugore dhe Amerikës së Jugut.

Indeksi mat zbatimin e ligjeve në praktikë, përmes sondazheve me popullatën dhe pyetësorëve të kualifikuar, duke dhënë informacion origjinal që reflekton eksperiencën dhe perceptimin e publikut të përgjithshëm, në 126 vende. Raporti thekson se zbatimi efektiv i ligjit redukton korrupsionin, lufton varfërinëdhe sëmundjet dhe i mbron njerëzit nga padrejtësitë e mëdha dhe të vogla.

Vendi ynë e ka treguesin e përgjithshëm të zbatimit të ligjit pak më mirë sesa Serbia (që është në vend të 78). Qeverisje më të fortë ka Maqedonia (në vend të 56), Bosnja është në vend të 60.

Shqipëria ka një renditje tepër negative në treguesin e korrupsionit, ku është në vendin e 103 nga 126 vendet (duke u përkeqësuar në raport me një vit më parë kur ishte në vend të 93), me 0.35 pikë, duke e përfshirë atë në listën e 25 vendeve më të korruptuara në botë, me shtete si Nigeria, Moldavia, Ukraina, Venezuela, Pakistani, Afganistani, Bolivia, Meksika etj.

Shqipëria perceptohet që ka korrupsionin më të lartë në Europë dhe rajon. Bosnja është në vend të 72, Maqedonia në vend të 62, Serbia në vend të 73.

Edhe zbatimi i rregulloreve ka një renditje negative, në vend të 97, edhe ky i përkeqësuar nga një vit më parë, së bashku me tëdrejtën civile, ku jemi në vend të 100.

Rendi dhe siguria në vendin e 31, janë treguesi ku renditemi më mirë, me një përmirësim të dukshëm nga një vit më parë, e ndjekur nga të drejtat themelore, në vendin e 49. Për treguesin e kufizimit në fuqinë e qeverisë, Shqipëria renditet në vend të 79.Për qeverinë e hapur është në vend të 77.

Tre shtetet me ecurinë më të mirë në raportin e 2018-2019 ishin Danimarka (1), Norvegjia (2), dhe Finlanda (3); tre të fundit janë Kongo (124), Kamboxhia (125), dhe Venezuela (126). Tre më të mirët nuk kanë ndryshuar në krahasim me indeksin e vitit tëmëparshëm./Monitor/

Albania Korrupsion

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama flet për ZDF: Nuk mund t'u them jo 4 miliardëve

Një vend i mbuluar me rozë. Në Shqipëri, po zhvillohen protesta kundër një resorti luksoz të planifikuar nga familja Trump. Prej kohësh, ky projekt është bërë më shumë sesa thjesht një projekt ndërtimi, por ka të bëjë edhe me kritikat ndaj Kryeministrit Rama.

18:19

Me sytë katër

PAPARAZZI