Flash

Berisha: Pas kritikave të Fleckenstein ka një histori rozë “cherchez la femme”

Lapsi.al 28 February 2019
Berisha: Pas kritikave të Fleckenstein ka një histori rozë

Pas kritikave të raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha. Në një intervistë në Ora News, Berisha e lidhi këtë me një histori rozë.

“Nuk i takonte Knutit të thoshte atë që tha për Monikën. Se tani nga darka ka dalë diçka tjetër. Gosipi është gosip. Tani nga darka qyteti fliste për një histori “cherchez la femme”. Ai mllef kundër Monikës, thonë se diku ajo i ka prishur punë. Po të ishte menduar më mirë ai do ti kishte tërhequr ato fjalë” – tha Berisha.

Ish-kryeministri e konsideroi kryeministrin Edi Rama një kufomë politike.

“Ai është një zhgarravitës dhe mënyrë absolute asgjë tjetër. Janë të pavdekshme cilësimet që i kanë bërë kritikët e artit italianë, që thanë zhgarravinat e një adulti të droguar. Kaq janë ato. Problemi i tij është ky; ai është kufomë politike e pa kallur. A do ta kuptojë ai, kjo është gjë tjetër. Sa të jetë në fazë maniakale, ai nuk ka vesh që të dëgjojë, nuk ka sy që të dëgjojë" - tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI