Flash

Përdhunuan për 3 orë 4 vajza të mitura, pranga për tre shqiptarë në Itali

Lapsi.al 28 February 2019
Përdhunuan për 3 orë 4 vajza të mitura, pranga për tre

Pesë djem, dy prej të cilëve të mitur u arrestuan nga policia italiane në Como, nën akuzën se kanë rrëmbyer katër vajza duke i mbyllur ato në një dhomë për të orë të tëra dhe duke abuzuar seksualisht me të paktën njërën prej tyre. Pesë të rinjtë, sipas hetuesve, kanë vepruar "në mënyrë banditeste" me vajzat e mitura.

Incidenti që çoi në burg pesë djemtë ka ndodhur më 14 korrik të vitit të shkuar dhe u zhvillua në banesën e njërit prej tyre në zonën Canturino, ku pesë miqtë, tre prej të cilëve shqiptarë dhe dy të tjerët marokenë, kishin ftuar 4 vajzat e mitura italiane, shkruan Tgcom.

Sipas aktakuzës, djemtë pjesërisht të dehur dhe nën ndikimin e drogës, i mbyllën vajzat në një dhomë për më shumë se 3 orë, duke kërcënuar se do t'i hidhnin nga dritarja. Përveç akuzave për përdhunim në grup, lëndim dhe rrëmbim, dy prej të arrestuarve 17 vjeçar akuzohen edhe për posedim të drogës.

Hetimi filloi disa ditë më vonë në bazë të një telefonate tek karabinierët në Rebbio. Një nga ata të arrestuarit u gjurmua në Stradella (Pavia).

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI