Flash

Itali, arrestohet shqiptari tregtar i kokainës. Xhelozia për të dashurën e "futi" në rrugë të gabuar!

Lapsi.al 28 February 2019
Itali, arrestohet shqiptari tregtar i kokainës.  Xhelozia për të

"Mos puno më gjatë natës, do të kujdesem unë për ty". U deshën vetëm dy muaj "punë" për të çuar pas hekurave një tregtar të ri droge dhe gjithashtu xheloz.

Karabinierët në Perugia kishin vënë re menjëherë një ndryshim në tregun e kokainës në qytet. Disa klientë të rregullt, për disa muaj nuk u vunë re në sheshet e zakonshme për të blerë lëndët narkotike. Policia u vu në lëvizje për të zbuluar vendndodhjen e re.

Të hënën e kaluar, policia vuri nën vëzhgim parkingun e një ndërtese, duke pritur ardhjen e blerësve. Aty zbuluan edhe tregtarin, duke hyrë dhe duke e arrestuar.

Shqiptari u gjet në posedim të disa gram kokainë, të ndarë në pesë pako të vogla dhe 40 gram marihuanë.

Në shtëpi, kishte edhe 6 mijë euro. Duke qenë se i riu nuk punonte, paratë u konfiskuan. Këtë të enjte, u zhvillua seanca për vlerësimin e masës së sigurisë, kur përveç avokatit mbrojtës, u paraqit edhe e dashura e shqiptarit, duke deklaruar se të paktën 5 mijë euro ishin të ardhura nga puna e saj në lokalet e natës, punë për të cilën shqiptari ishte bërë xheloz dhe kishte vendosur ta ndalte.

Personi i arrestuar siç shkruajnë mediat lokale italiane, nuk i pëlqente që vajza punonte në një klub nate dhe kështu, vendosi ta bindte që të linte gjithçka për të hapur një bar.

Gjyqtari e ka vërtetuar arrestimin dhe ka urdhëruar masën e arrestit shtëpiak.

Të këshilluara

Kandidati i LSI-së takim me Fleckenstein

Ralf Gjoni, kandidat për deputet në listat e LSI në zgjedhjet e 2017, ka sërish mundësinë për të marrë mandatin e deputetit. Dy vite më parë nuk arriti të futej...

15:55

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI