Flash

Studentët në luftë për të rrëmbyer 1 nga 1500 abonetë e studentit në dispozicion

Lapsi.al 28 February 2019
Studentët në luftë për të rrëmbyer 1 nga 1500
Studentëve i duhet të debatojnë në fund të çdo muaji me punonjësit e Drejtorisë së Konvikteve. Më pak se 1.500 abone studenti janë të disponueshme për rreth 70 mijë studentë të universiteteve publike dhe private.
Studentët tregojnë rastin abuziv, të cilët vetëm pasi përmendin median mund të marrin zgjidhje. Nëse jo, abonetë e studentit që kushtojnë 600 lekë i përfitojnë ata që janë me fat, ose me mik.

 “Kam ardhur sot në mëngjes për të blerë abone. Lashë orën e mësimit dhe jam këtu deri tani. Në momentin që u ushtruam presion atyre, nuk kishin më si të na nxirrnin. Edhe unë që humba dy orë seminar, e duhet të vazhdoj ende mësimin pavarësisht se mora mungesa”, tha studentja.

Nga ana tjetër, drejtoresha e Shërbimeve Studentore, Ornela Dume thotë se studentët që u ankuan për mungesën e aboneve të ripyeten edhe njëherë, kjo pasi situata mori zgjidhje. TCH: A ka abone mjaftueshëm për studentët? Drejtoresha e Shërbimeve Studentore: Ju lutem, iua ka dhënë dikush të drejtën që të hyni dhe të pyesni për këtë? TCH: Po, sepse studentët po ankohen. Drejtoresha e Shërbimeve Studentore: Mund të shkosh t’i pyesësh edhe njëherë, unë di që po i marrin. TCH: Po përse duhet të përmendin televizionet që të marrin abone? Drejtoresha e Shërbimeve Studentore: Jo nuk i kanë marrë sepse i përmendën televizionet, tani unë s’kam pse të të kthej asnjë përgjigje.

Të këshilluara

Kandidati i LSI-së takim me Fleckenstein

Ralf Gjoni, kandidat për deputet në listat e LSI në zgjedhjet e 2017, ka sërish mundësinë për të marrë mandatin e deputetit. Dy vite më parë nuk arriti të futej...

15:55

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI