Flash

“Më ngacmoi gruan”, lihet në burg 38-vjeçari që vrau fqinjin në Durrës

Lapsi.al 28 February 2019
“Më ngacmoi gruan”, lihet në burg 38-vjeçari

Gjykata e Durrësit e ka lënë në burg 38-vjeçarin Ndue Zefin, i cili vrau me armë zjarri fqinjin Martin Ndreca, pas sherrit në lokal. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në zonën e ish Kënetës në Durrës. Pas vrasjes autori ka shkuar në Pukë, në vendlindjen e tij dhe disa ditë më vonë është dorëzuar në Policinë e Shkodrës. 38-vjeçari akuzohet për veprat penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Para Policisë Ndue Zefi është shprehur Martin Ndreca e kishte prerë në besë, pasi sipas tij I kishte ngacmuar gruan.

“Me Martinin kemi njohje të vjetër, sepse kemi jetuar në fshatin Adriatik për disa vite. E konsideroja njeri të besuar, por më preu në besë. Kisha dëgjuar llafe të ndryshme, që kanë të bëjnë me çështje nderi. Atë ditë (ditën e ngjarjes) shkuam për t’i kërkuar llogari për veprimet e tij, nuk u morëm vesh si njerëz pasi u soll në mënyrë arrogante, duke mos më lënë asnjë zgjidhje tjetër. U përplasëm fillimisht në lokal, pastaj edhe në vendin ku ndodhi krimi. Qëllova në drejtim të tij disa herë me vetëdije të plotë, pasi e kishte hak plumbin”, ka deklaruar para hetuesve 37- vjeçari Ndue Zefi.

Të këshilluara

Kandidati i LSI-së takim me Fleckenstein

Ralf Gjoni, kandidat për deputet në listat e LSI në zgjedhjet e 2017, ka sërish mundësinë për të marrë mandatin e deputetit. Dy vite më parë nuk arriti të futej...

15:55

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI