Flash

Rama për Tahirin: "Ti kërkohet falje", ish-ministri i Brendshëm përgjigjet: Nuk më duhet mbështetja e askujt

Lapsi.al 28 February 2019
Rama për Tahirin: "Ti kërkohet falje", ish-ministri i

Një ditë pasi Prokuroria mbylli hetimet dhe çoi dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për gjykim, ai është njohur ditën e sotme me akuzat në Gjykatën e Krimeve të Rënda

Gazetarët e kanë pyetur Tahirin pas daljes nga Gjykata nëse ai disponon materiale komprometuese, pasi persona të tjerrë do ishin në burg për akuzat që janë ngritur ndaj tij. Tahiri u përgjigj se atij i intereson vetëm e vërteta e tij, ndërsa përmendi edhe Spartak Brahon.

“Këtij vendi kaq të vogël i mjafton baba Taku me cantën e zezë dhe nuk ka nevojë edhe për Saimir Tahirin, unë kam nevojë vetë për të vërtetën time. Dhe kaq më mjafton për gjithçka.”- tha Tahiri.

Tahiri është pyetur edhe nëse ka mbështetjen e kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se atij duhet t’i kërkohet falje. Ish-ministri u përgjigj se nuk i duhet mbështetja e askujt, por vetëm e vërteta e tij.

“Nuk më duhet fare, nuk më duhet mbështetja e askujt, por vetëm e vërteta ime. Nëse mendoni se duhet mbështetja e dikujt dhe të jesh te sqetulla e dikujt gaboni.”- tha Tahiri.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI