Kryesuesi i delagacionit të PE, Tunne Kelam, i cilësoi raste të izoluara përgjimet e publikuara në media për blerje të votës. I pyetur mbi përgjimet e transmetuara edhe nga Zëri i Amerikës, Kelam tha se zgjedhjet konsiderohen legjitime dhe si rezultat dhe parlamenti është legjitim.
“Në fakt kolegu im Preda dhe kolegë të tjerë që kanë qenë vëzhgues, thanë se zgjedhjet konsiderohen legjitime dhe si rezultat dhe parlamenti është legjitim. Nuk mendoj se raste të izoluara të blerjes së votave kanë ndikim në panoramën e madhe. Megjithatë siç janë gjërat tani mendoj se duhet të vazhdojmë me këtë parlament".
Raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein, theksoi se kjo është çështje për gjykatat dhe jo për parlamentin.
"Kjo është një çështje për gjykatat, jo për parlamentin”, tha ai.
“Parlamenti është zgjedhur në mënyrë të ligjshme. Keni një qeveri legjitime, kështu që mendoj që përqendrimi e ideja e pasjes së një qeverie të përkohshme ose kalimtare do të dëmtonte përqendrimin që kishte për hapjen e negociatave.” -u shpreh kryesuesi i delegacionit të PE në Tiranë.