Një grabitje ka ndodhur në lagjen Rilindja në Vlorë. Në një banesë janë grabitur rreth 1 milionë lekë të vjetra. Mësohet se grabitësit kanë plagosur me levë një të moshuar që ndodhej në banesë. I moshuari është dërguar në spital ku ka marrë dhe ndihmën e parë mjekësore. Policia po punon për kapjen e autorëve.