Flash

Gafa/ Në Shqipëri të shkarkojnë ende nga detyra me ligjin e vitit 1955 (FOTO)

Lapsi.al 27 February 2019
Gafa/ Në Shqipëri të shkarkojnë ende nga detyra me ligjin e

Prej disa ditësh në zyrat e Autoritetit Rrugor Shqiptar ka tension. Me ardhjen në krye të Sonila Qatos, ish-ministres për Sipërmarrjen që zëvendësoi të akuzuarin Afrim Qendro ka nisur një valë shkarkimesh. Vetëm në një ditë ajo ka firmosur shkarkimin e 11 zyrtarëve të niveleve të larta. Një ditë më pas ata nuk janë lejuar të futen brenda.

Por ajo që bie në sy në dokumentin e largimit nga detyra është se vendimet janë marrë “në bazë të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë të datës 12.07.1955!!!”. Gafë apo pakujdesi nga shpejtësia? Ndoshta, por e pafalshme në një dokument zyrtar të një institucioni kaq të rëndësishëm që firmos kontrata për ndërtime rrugësh me miliona euro. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI