Flash

Opozita s'i ndahet Ramës, caktohet data e protestës së radhës. PS dëgjon këshillat e Fatmir Xhafajt

Lapsi.al 27 February 2019
Opozita s'i ndahet Ramës, caktohet data e protestës së

Protesta e radhës së opozitës para Parlamentit do të jetë më datë 5 mars, ditën kur maxhoranca do të të thërrasë një tjetër seancë plenare në Kuvend. Por për momentin nuk është saktësuar akoma ora e mbajtjes së seancës. Gjasat janë që ajo të zhvillohet paradite duke patur parasysh atë që ndodhi mbrëmjen e kaluar.Lapsi.al mëson se ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka sugjeruar që seanca të zhvillohet paradite sepse në këtë mënyrë mund të jetë më e menaxhueshme edhe protesta e opozitës.

Xhafaj e ka shprehur këtë opinion në  diskutimet që zhvilloi me kolegët socialistë në Kuvend një natë më parë teksa protestuesit e opozitës tentonin të hynin brenda. Vendimi për seancën plenare të datës 5 mars është marrë nga Konferenca e Kryetarëve. Gjithashtu Konferenca e Kryetarëve vendosi dhe seancën tjetër të radhës më 13 mars si dhe anulimin e seancës të parashikuar për nesër.

Aksioni opozitar do të jetë i tillë që sa herë të ketë seancë parlamentare protestuesit do mblidhen para parlamentit. Sot krerët e opozitës u takuan me një delegacion nga Parlamenti Europian, por në përfundim ata thanë se s'kanë ndërmend të tërhiqen pa rrëzuar Edi Ramën. Vendi është futur në një krizë politike pas vendimit ekstrem të opozitës për djegien e mandateve.

©LAPSI.al

Të këshilluara

Video/ Erion Braçe fyen gazetaren e News 24

Pas seancës së djeshme parlamentare, zv.kryeministri Erion Braçe, duke folur për gratë deputete, të intimiduara nga protestuesit, i është kthyer në një mënyrë p...

17:56

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI