Kryeministri Edi Rama e mori me shumë zell idenë për të mbyllur të gjitha kompanitë e basteve sportive. Të parat që u ndaluan brenda 24 orëve ishin reklamat për bastet sportive. Më pas u miratua edhe një ligj i posaçëm. Administratori i klubit të futbollit të Laçit u dënua për shkak se në bluzat e futbollistëve kishte lënë ende logon e një kompanie kineze bastesh. I vetmi që e shkel ligjin edhe në publik është kryeministri Edi Rama.
Pak ditë më parë lapsi.al raportoi se tashmë Rama kishte “tradhtuar” Juvenusin ekipin e zemrës pasi në daljet e fundit publike kishte veshur një tjetër me logon e Liverpool. Por ka edhe një detaj tjetër, pasi poshtë logos së skuadrës së njohur të Premier League shihet qartë emri një kompanie bastesh që është edhe sponsori i këtij ekipi. Bëhet fjalë për kompaninë e basteve “BetVictor” emri i së cilës është stampuar në të gjitha fanellat dhe veshjet zyrtare. Kjo shihet qartë edhe nga fotot më poshtë. ©LAPSI.al


