Flash

"Proces i turpshëm politik", Tahiri: Pas Aldo Bares jam i dyti me këtë akuza

Lapsi.al 28 February 2019
"Proces i turpshëm politik", Tahiri: Pas Aldo Bares jam i dyti me

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri shkoi sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku iu komunikuan akuzat.

Ditën e djeshme Prokuroria për Krime të Rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen në Gjykatë.

Tahiri u shpreh para kamerave se pas Aldo Bares, ai është i dyti me këto akuza.

"Akuza ishte më e rëndë se kaq, ishte trafik droge, krijim i grupit të strukturuar kriminal, vepra panel. Mendoj se pas Aldo Bares ndoshta jam i dyti me këtë akuzë. Nuk ka ndonjë surprizë të madhe. Prokuroria e komanduar siç e nisi e bitisi këtë histori. pavarësisht nxitjes që kam nga brenda, nuk dua të merrem. Dua të respektoj drejtësinë. Do vazhdoj t’i shkoj drejtësisë deri në fund edhe duke besuar." - u shpreh ish-ministri, i cili interesimit të gazetarëve se nga cila anë është e komanduar prokuroria, ai iu përgjigj si më poshtë.

"Kjo historia ime lindi si një proces politik dhe kur them i komanduar kam parasysh politikën, krimin dhe drejtësinë që janë aq bashkë sa ç’ështe dhe ati, biri dhe shpirti i shenjtë. Nuk janë ndarë ende dhe unë po e shoh." - deklaroi Tahiri, që shtoi se nuk ka parë asnjë nga provat e reja.

I pyetur nga gazetarët se nëse i frikësohet një kërkese me burg nga prokuroria, meqë kjo e fundit i ka mbajtur në arrest personat e tjerë të akuzuar njësoj, Tahiri u shpreh se atij i intereson vetëm e vërteta.

"Nuk më frikëson asgjë veç të vërtetës. Nuk më intereson se ç’bën prokuroria. Më intereson vetëm e vërteta. Di që ky është një proces i turpshëm, politik nga fillimi deri në fund, i komanduar, unë jam mësuar me vështirësi dhe besoj se do ia dal." - deklaroi ish-ministri i Brendshëm.

Prokuroria për Krime të Rënda akuzon Tahirin për favorizim të grupit kriminal Habilaj në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Bashkë me ish-ministrin, të pandehur janë marrë edhe tre ish-zyrtarët e lartë të Policisë së Vlorës, Jaeld Cela, Gjergj Kohila dhe Sokol Bode, të cilët jetojnë në arrati prej më shumë se një viti e gjysmë. Konkretisht ndaj tyre rëndojnë akuzat e trafikut të narkotikëve në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, grupi i strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave nga organizata kriminale. Në dosjen e prokurorisë, e cila bazohet kryesisht në materiale të ardhura nga Italia, Mali i Zi dhe Greqia, si dhe përgjimet telefonike, thuhet se ish-ministri dhe tre ish-zyrtarët e policisë së Vlorës kanë krijuar kushtet e favorshme që pjesëtarët e grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj, të ushtronin të qetë aktivitetin e paligjshëm të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Hetimet për Tahirin nisën në tetor të 2017 pas arrestimit në Catania të Moisi Habilajt dhe anëtarëve të grupit të drejtuar prej tij. Përgjatë dy viteve ish-ministri ka zhvilluar disa betaja me gjykatën, duke ia dalë të rrëzojë prokurorinë, në të paktën tri raste. Njëherë kur rimori dokumentat e identifikimit, më vonë, kur Apeli i hoqi masën e sigurisë “arrest shtëpiak”, që kishte caktuar ndaj tij gjykata e shkallës së parë për Krime të Rënda, e së fundmi, kur bindi gjykatën të urdhëtonte prokurorinë për të përfunduar hetimet dhe t’i jepte zgjidhje cështjes së tij.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI