Flash

Pas deklaratave të Fleckenstein, reagon Kryemadhi: Asnjë hap pas

Lapsi.al 28 February 2019
Pas deklaratave të Fleckenstein, reagon Kryemadhi: Asnjë hap pas

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratave të raportuesit për Shqipërinë Knut Fleckenstein, i cili u shpreh në deklaratën e tij për mediat se ishte zhgënjyer nga kryetarja e LSI gjatë takimit të zhvilluar ditën e djeshme. Sipas, Fleckenstein Kryemadhi i kishte thënë se nëse europianët nuk e kuptojnë që për vendin duhet ndryshim i pushtetit, atëherë nuk është problemi i saj.

Kryemadhi përmes një deklarate të rradhës, duket se do t'i qëndrojë me kokëfortësi rrugës që ka nisur.

“Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve. Ky është misioni ynë, asnjë hap pas”- ka shkruar ajo.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/photos/a.1209690485810358/2008657545913644/?type=3&theater

Deklarata e Knut Fleckenstein:

“Dje patëm disa shkëmbime të mira me disa ndoshta ish deputetë. Së pari me Bashën. Ne e bëmë të qartë se ne e kuptojmë nga njëra anë argumentet e tij, por edhe nëse opozita ka të drejtë me akuzat, bojkotimi i Kuvendit nuk zgjidh problemet. U çudita, por edhe u zhgënjeva shumë nga kryetarja e LSI-së për arsye se ajo tha një fjali në fund të takimit, duke thënë që ata e kanë marrë vendimin që në Shqipëri ka nevojë për ndryshim pushteti, për shoqërinë, për vendin dhe se nëse europianët nuk e kuptojnë nuk është problemi i saj. Duhet ta kuptojnë se në cilën anë ndodhemi ne”.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI