Kreu i Grupit Parlametnar të PS-së, Taulant Balla është shprehur se Parlamenti Europian përkrah hapjen e bisedimeve në qershor të këtij viti, për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“Parlamenti Europian përkrah fuqimisht hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor 2019. Mirënjohës ndaj mesazheve inkurajuese #TunneKelam @CDPreda @knufleckenstein @JFLopezAguilar @BasBelderMEP @ilhankyuchyuk @MeszericsT”,- shkruan Balla
Sipas Ballës, PE i dha një mesazh të qartë opozitës duke i kërkuar të braktisë kursin e rrezikshëm politik si dhe kthimin në jetën institucionale.
“Partia Socialiste mirëpriti përfshirjen e kolegëve tanë të Parlamentit Europian që i kërkuan opozitës të braktisë kursin e saj të rrezikshëm politik, ndalimin e dhunës dhe kthimin në jetën institucionale dhe përfshirjen e tyre në listën e deputetëve për të nderuar mandatin që elektorati u dha atyre”,- shton Balla.
