Flash

Lubonja: Vendi pranë autokracisë, ndërkombëtarët flasin sipas interesave korruptive

Lapsi.al 28 February 2019
Lubonja: Vendi pranë autokracisë, ndërkombëtarët flasin

Analisti Fatos Lubonja, duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar deklaratat e 7 eurodeputetëve që vizituan vendin tonë 2 ditët e fundit. Sipas analistit, Shqipëria nuk ka bërë hapa para, dhe vendi ndodhet pranë autokracisë. Ai u shpreh kritik me ndërkombëtarët që veprojnë sipas interesave të tyre.

“Ky është një moment i rëndësishëm në jetën e vendit. Jemi në një udhëkryq, ose do ti hapim rrugën një regjimi autokrat dhe opozita do dalë jashtë loje, ose opozita mund të kthejë shpresën për të ndërtuar një qeverisje që i shërben njerëzve. Bashkë me këtë moment, do të ishte dëshira ime, që shqiptarët të emancipohen edhe ndaj ndërkombëtarokracisë. Politikanët shqiptarë, kanë gjetur gjithmonë legjitimitetin tek të huajt, fillimisht Bashkimi Sovjetik, Kina, pastaj SHBA. Edhe opozita duhet të kuptojë se ka përpara një mision historik. A është në nivel opozita, nuk e di, por kjo është e para gjë që them si njeri që di diçka nga historia e Shqipërisë dhe kam ndjekur këtë kalvarin e ndërkombëtarëve” - theksoi Lubonja.

“Konflikti që duhet të kemi me ndërkombëtarët që erdhën është ky: “Ata thonë jeni afër duke u integruar, por mos bëni këtë se prishen negociatat”. Unë mendoj se nuk kemi bërë fare hapa para, por po shkojmë drejt një autokracie, në formën më abuzive që kemi parë. Po qe se këta do ishin objektivë dhe nuk do kishin interesa të tjera, që nga interesat korruptive deri tek ato gjeopolitike, ata duhet të thoshin se kjo është një situatë që nuk duhet pranuar”, - deklaroi Lubonja.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama flet për ZDF: Nuk mund t'u them jo 4 miliardëve

Një vend i mbuluar me rozë. Në Shqipëri, po zhvillohen protesta kundër një resorti luksoz të planifikuar nga familja Trump. Prej kohësh, ky projekt është bërë më shumë sesa thjesht një projekt ndërtimi, por ka të bëjë edhe me kritikat ndaj Kryeministrit Rama.

18:19

Me sytë katër

PAPARAZZI