Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se edhe deputetja Rudina Hajdari duhet të përjashtohet nga PD-ja njësoj si kolegu i saj Myslym Murrizi. Vajza e madhe e “liderit të studentëve të Dhjetorit”, Azem Hajdari është një ndër 3 deputetët e opozitës që nuk e ka dorëzuar ende mandatin e deputetit.
Kryesia e PD-së e përjashtoi menjëherë nga partia Myslym Murrizin e Lushnjës, ndërsa ende nuk ka reaguar për znj. Hajdari. I ftuar në “Ora News”, Berisha nuk iu shmang pyetjes për vajzën e Azem Hajdarit kur tha se “PD nuk duhet të veprojë me dy standarde”, duke lënë të kuptohet se përderisa u përjashtua Murrizi duhet të përjashtohet dhe Hajdari. ©LAPSI.al