Flash

Ralf Gjoni i LSI-së pranon mandatin? Kryemadhi: Pazari i deputetëve ka nisur

Lapsi.al 28 February 2019
Ralf Gjoni i LSI-së pranon mandatin? Kryemadhi: Pazari i deputetëve ka

Ish-Sekretari Ndërkombëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe njëherësh një nga kandidatët që e ka emrin në listën për deputetë të LSI-së, Ralf Gjoni u përmend sot në emisionin “Të Paekspozuarit” nga moderatori Ylli Rakipi si një nga njerëzit që ka pirë kafe sot me eurodeputetin Knut Flackenstein dhe me shumë gjasa pritet të hyjë si deputet i LSI-së në parlament. E pyetur për një gjë të tillë, zonja Kryemadhi nuk shfaqi asnjë shqetësim. Ajo pranoi se merkato për blerjen e deputetëve ka nisur tashmë.

“Zoti Rakipi vendimi i LSI është i qartë, s’ka asnjë hap pas. Kush do të shkojë në atë Kuvend është zgjedhja e tyre. Janë të pakonsiderueshëm për ne. Merkatoja e blerjes ka nisur, është rritur çmimi shumë”, - tha ajo. Kryemadhi tregoi më tej edhe një SMS, që Gjoni i kishte dërguar Kejdi Mehmetajt.

“Kur hynë ato vajzat deputete që bënë amendamentet e tetë kërkesave të studentëve, i shkroi Kejdi Mehmetajt: Ti duhet të dorëzoje mandatin. Si hyn ti në atë Parlament kriminelësh etj… Tani Ralfi u bë një nga kriminelët që do shkojë atje. Kjo është zgjedhja e Ralfit, por Ralfi nuk përfaqëson opozitën”, - tha ajo.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI