Flash

DETAJE TE REJA/ Kush ishte shënjestra e shpërthimit me tritol pranë gjykatës së Tiranës

Lapsi.al 28 February 2019
DETAJE TE REJA/ Kush ishte shënjestra e shpërthimit me tritol

Një shpërthim me eksploziv ka tronditur kryeqytetin mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në një banesë pranë gjykatës së Tiranës në zonën e “Vasil Shantos”. Shpërthimi ka ndodhur te ai që njihet si pallati i gjyqtarëve dhe prokurorëve në rrugën “Mihal Popi”.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shënjestra e atentatit ishte banesa e Vasillaq Stavrit. Lënda plasëse ka qenë vendosur në katin e dytë në derën e banesës. Shpërthimi ka qenë i fortë, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme të shumta materiale.

Nga të dhënat e para mendohet se ka qenë vendosur rreth 150 gr eksploziv. Besohet se shpërthimi është bërë me telekomandë ndërsa autorët kanë shfrytëzuar errësirën për t'u larguar. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ekspertë që kanë nisur hetimet. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama flet për ZDF: Nuk mund t'u them jo 4 miliardëve

Një vend i mbuluar me rozë. Në Shqipëri, po zhvillohen protesta kundër një resorti luksoz të planifikuar nga familja Trump. Prej kohësh, ky projekt është bërë më shumë sesa thjesht një projekt ndërtimi, por ka të bëjë edhe me kritikat ndaj Kryeministrit Rama.

18:19

Me sytë katër

PAPARAZZI