Në një intervistë për RaiNews, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur se “vetëm rënia e kësaj qeverie që përfaqëson krimin e organizuar në Shqipëri, do të mund të sjellë stabilitet në Europë dhe në rajon”.
Gazetarja Laura Tangherlini e cila ndoqi nga afër protestën e opozitës në Tiranë zhvilloi intervista me aktorët kryesorë politikë në vend.
Pyetje: Kryeministri Rama ka deklaruar se ai do të vazhdojë të qeverisë, se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, dhe se Parlamenti do të vazhdojë punën e tij…
Institucionet janë totalisht të shkatërruara dhe është normale që ai të ndihet paksa si mbreti i Shqipërisë, duke menduar se ka mbështetjen e të gjitha institucioneve, por ky është një problem. Sjellja e tij është vërtetë një problem serioz, nëse ai nuk arrin të kuptojë se çfarë po ndodh, është problem i tij dhe jo problem i popullit shqiptar apo opozitës.
Pyetje: Konkretisht, le ta zëmë se të enjten e radhes mazhoranca vendos të kthehet në Parlament dhe të vazhdojë punën. Ju çfarë do të bëni? Do t’ia lejoni?
Pyetje: Ju jeni edhe gruaja e Presidentit të Republikës. Jam kurioze, sepse është një gjë e veçantë. Si ka ndikuar kjo gjëndje e politikës në familjen tuaj?
Është shumë e vështirë, sepse ne jemi dy persona komplet të ndyshëm nga ana e karakterit, por gjithsesi në familje kemi gjithësecili rolin e tij. Unë jam nëna që kujdeset për fëmijët dhe ai është babai i shtëpisë, sigurisht ai mendon se aktiviteti ynë është pak i çuditshëm, pak si tepër agresiv nga pikëpmaja e vendimeve që marrin (djegia e mandateve), por kjo është e vetmja mënyrë që ne të ndezim shpresën te populli se diçka po ndryshon në Shqipëri.