Flash

Problemi i lëvizjes së lirë/ 378 kosovarë aplikojnë për lënien e shtetësisë në janar

Lapsi.al 23 February 2019
Problemi i lëvizjes së lirë/ 378 kosovarë aplikojnë

Shumë qytetarë kosovarë po kërkojnë që të heqin dorë nga shtetësia e tyre. Vetëm në vitin që lamë pas, 5 mijë qytetarë hoqën dorë nga shtetësia kosovare.

Problemi i liberalizimt të vizave, duket se është kryesori që po ndikon në braktisjen masive të kësaj shtetësie.

E kërkesat për lënien e shtetësisë së Kosovës nuk po ndalen as këtë vit. Në një përgjigje për lajmi.net nga ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, është bërë e ditur se vetëm gjatë muajit janar janë deponuar 378 kërkesa për lirim nga shtetësia kosovare.

 Sipas statistikave të MPB-së, gjatë së njëjtës periudhë të këtij viti, asnjë qytetar nuk aplikoi për fitimin e shtetësisë kosovare. Rëndom kërkesat më të shpeshta për lënien e shtetësisë kosovare vijnë nga personat që tashmë jetojnë dhe janë integruar në shtetin gjerman.

Arsyet e kësaj dukurie lidhen me faktin se Gjermania nuk e njeh dyshtetësinë e qytetarëve të saj. Ndërkohë, Franca dhe Zvicra nuk e detyrojnë lirimin nga shtetësia.

Kryesisht kërkesa për lënien e shtetësisë së Kosovës kanë deponuar personat në moshë më të re.  Republika e Kosovës, i lejon qytetarëve të saj mbajtjen e dy e më tepër shtetësive.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI