Eshtë mbledhur pasditen e sotme Kryesia e Partisë Demokratike. Burimet thanë se Basha është shprehur se aksioni politik do vijojë me protestë dhe shpalosje të alternativës.
Do ketë grupe pune për çdo fushë, për ekonominë, arsimin e lartë, për pensionet, shëndetësinë, etj.
“Të nisim punën, sepse mund te jemi me zgjedhjet mbrapa dere. Nuk kemi pse të harxhojmë asnjë minutë”, mësohet të jetë shprehur Basha në mbledhjen e Kryesisë së PD-së.