Flash

Kryemadhi paralajmëron: Qeveria do intensifikojë presionin, dhunën dhe intimidimin

Lapsi.al 22 February 2019
Kryemadhi paralajmëron: Qeveria do intensifikojë presionin,

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, kryetarja e kësaj partie Monika Kryemadhi, përgatiti anëtarët e saj për një sulm qeveritar ndaj tyre. Por Kryemadhi tha se i kanë parashikuar të gjitha pasi vendosën të lënë mandatet dhe se nuk do të ndalojnë në aksionin e tyre.

"Ne jemi të përgatitur për çdo lloj skenari të mundshëm që kërkon të organizojë grupi kriminal që sot ka emrin Rilindje.Të jeni të bindur se presioni, dhuna dhe intimidimi ndaj njerëzve të LSI do të jetë pafundësisht, dikujt do ti trokasë policia në derë, dikujt do ti hiqet gruaja nga puna qoftë dhe sanitare në një shkollë fshati, dikujt do ti vijë ndonjë letër prokurorie që e thërret, dikujt do ti vijë me zarfin me para në shtëpi për të shlyer borxhet apo për të paguar shkollën e fëmijës apo diçka tjetër, dikujt do ti vendosin lëndë eksplozive në dyert e shtëpive apo bizneseve.

Nuk na ndalin dot sepse nuk është më shumicë, është vetëm dhe nuk ka më njeri që e gjëmon nga mbrapa. Është vetëm jo se është vetëm politikisht, por është vetëm si xhelati i shqiptarëve.Deri dje e ka luajtur shumë mirë aktrimin si viktima e sistemit shoqëror shqiptar. Por sot më shumë se kurrë çdo njëri prej nesh e di se Edi Rama është xhelati i shqiptarëve dhe njeriu që u ka shkaktuar më shumë vuajtje se kushdo tjetër shqiptarëve. Vendimi i opozitës është vetëm një: Ta kthejmë Shqipërinë në shtëpinë tonë", tha Kryemadhi.

Kryemadhi paralajmëroi se nga dita e nesërme të gjithë kryetarët e LSI në çdo bashki do të jenë të organizuar bashkë me kryetarët e PD-së dhe partive të tjera të frontit opozitar, ku do të ngrihen shtabet e përbashkëta për të vazhduar protestën lineare në çdo segment, çdo qytet, çdo ditë.

Të këshilluara

Aksident në Kurbin, dy të plagosur

Dy persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në Mamurras. Ngjarja u regjistrua rreth orës 14:30, ku një mjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur...

18:30

Tiranë, merr flakë shtëpia te 'Ali Demi'

Një banesë 3 katëshe është përfshirë nga flakët rreth orës 12 të mesditës në zonën e njohur si fusha pranë Ali Demit. Burime pranë familjes, thonë se shkaku ...

17:14

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI