Flash

Rama bën diversion tek opozita: Të kujdesemi për demokratët se u tradhëtuan

Lapsi.al 22 February 2019
Rama bën diversion tek opozita: Të kujdesemi për demokratët

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim në qytetin e Gjirokastrës, ku nuk ka kursyer sulmet edhe për kundërshtarët e tij në politikë. Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se do të kujdeset edhe për demokratët që janë tradhëtuar nga përfaqësuesit e tyre. Sipas Ramës, kreu i PD-së Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk janë bërë popull po thjesht po kërkojnë t’i humbin të shkuarës.

“Shumë faleminderit! Shumë faleminderit, edhe shumë faleminderit. Më vjen vërtet keq që megjithëse këtu janë konsumuar të gjitha hapësirat e këtij pallati, jashtë kishte edhe plot të tjerë dhe nuk ishte e mundur të ishin brenda. Për shkak të motit ky takim do ishte zhvilluar jashtë. Jam me secilin prej jush që na shprehni këtë mbështetjete, në këtë momente që Shqipëria ka nevojë të eci përpara dhe të ecim pa ulur, por patjetër duke rritur ritmin. Të kujdesemi për miqtë tanë demokratë u tradhtuan nga përfaqësuesit e tyre në një mënyrë që historia nuk e njeh.

Ata nuk janë bërë popull por thjesht kanë tradhëtuar popullin që i ka zgjedhur për t’i përfaqësuar. Unë dua t’i them të gjithë demokratëve për atë që thuhet, por atë që dihet. Së pari, ata nuk kanë asnjë shanc të na mundin e thonë dhe vetë. Së dyti, Lulzimi nuk e përballon dot një humbje tjetër, se edhe ata që e mbajnë nuk do e pranonin dot më . Por, do të dalë ai dhe partia e tij bashkë me partinë simotër shumë më të mundurës nga ç’do dilnin në zgjedhje. E fundit, ata janë në panik se e shohin se nuk kanë asnjë mundësi të pengojnë partinë. Apo ti mbyllin rrugën drejtësisë. Ata duke braktisur Kuvendin duke u përpjekur se mund të tërheqin këtë popull në rrugën e destabilizimit, për të humbur në mjergull dhe për t’u djegur. Ajo që ju them është që nuk është mirë që ata u larguan. Është e sigurtë që Shqipërinë mbrapa nuk kanë për ta kthyer dot. Nga veprimet e tyre dëmtohen njerëzit”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI