Flash

Luigi Soreca: Vendimi i djegies së mandateve minon progresin e Shqipërisë drejt BE-së

Lapsi.al 22 February 2019
Luigi Soreca: Vendimi i djegies së mandateve minon progresin e

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca është shprehur se pa dialog s’ka zgjidhje për integrimin në BE. Soreca shtoi se vendi ku demokracia duhet të zbatohet është parlamenti. Sipas tij, progresi i Shqipërisë që nga qershori i vitit 2018 ka qenë i mirë, por shqetësimi është se si do të vazhdohet duke marrë parasysh situatën politike.

Situatë e veçantë politike. Ne si BE e kemi shprehur qëndrimin. Kjo është një gjendje kundër produktive. Çdo deputet ka të drejtën ta bëjë këtë, por ata kanë përgjegjësi para votuesve të tyre. Vendi ku demokracia duhet të zbatohet është parlamenti. Heqja e te drejtës për ta bëre këtë në parlament nuk është gjë e mirë. Shqetësim është vazhdimësia për hyrjen e Shqipërisë ne BE dhe ky vendim e minon ketë gjë. E minon progresin e Shqipërisë drejt BE. Shqipëria ka berë progres të mire që nga qershori 2018 dhe shqetësimi ynë është sesi do vazhdoje Shqipëria ketë rrugë në këte situate politike. Sugjerimi që kam është që ne presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në një dialog konstruktiv për të kaluar këte situatë. Kemi hyre në një fazë pasigurie politike, por edhe teknike.

I pyetur për këtë vendim të pakthyeshëm dhe a mendon se hapin e parë duhet ta bëjë maxhoranca, Soreca tha se është momenti për të reflektuar dhe për të ecur përpara nga të gjitha forcat politike.

Demokracia është qeveria dhe opozita. Ata i përkasin sistemit politik dhe te dy kane detyra dhe përgjegjësi. Ne ju bëjmë thirrje te dy palëve sepse eshte shqetësuese. Është momenti për të reflektuar dhe për te parë përpara. Dje përfundoi afati per aplikimet ne SAPK. Pati 27 aplikime ndaj ai do bëhet realitet. Ne vazhdojmë të mendojmë se reforma ne drejtësi është thelbësore. Ato parti që e mbështeten duhet të vazhdojnë ta mbështesin”-tha Soreca.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI