4 protestues të zonës së Astirit janë shoqëruar sot në ambientet e komisariatit numër 4, për arsye ende të paqarta.
Sipas vetë banorëve të cilët kanë shkuar për të mbështetur protestuesit, policia i ka shoqëruar qytetarët pa të drejtë dhe me qëllim për të dobësuar rezistencën e tyre prej mëse 3 muajsh.
I pranishëm me banorët ka qenë dhe deputeti i PD-së Klevis Balliu, i cili ka akuzuar Ramën se është ai firmëtari i këtij urdhëri.