Flash

U akuzua për ngacmim seksual ndaj një 15-vjeçareje, lirohet prej Gjykatës së Shkodrës polici Berhan Bajrakurti

Lapsi.al 22 February 2019
U akuzua për ngacmim seksual ndaj një 15-vjeçareje, lirohet

Gjykata e Shkodrës ka liruar shefin e policisë së zonës Gruemirë në Malësinë e Madhe, Berhan Bajrakurti, i cili u shfaq në një video intime para 2 javësh me pretendimet se ngacmonte seksualisht një 15-vjeçare përmes telefonit.

Gjykata rivlerësoi masën për policin dhe vendosi masën ‘detyrim paraqitje’.

Berhan Bajrakurti ka mohuar akuzat e nënës së 15-vjeçares, e cila bëri publike videon dërguar së bijës, ku polici shfaqej duke kryer veprime të turpshme.

Nëna e 15-vjeçares nga fshati Gruemirë denoncoi në media se 53-vjeçari e përndiqte prej kohësh vajzën duke e telefonuar e duke u zhveshur përpara saj. Për të vërtetuar pretendimet e saj, nëna publikoi edhe një video ku Bajrakurti kryente veprime të turpshme në telefon.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh para pak kohësh gjatë vizitës në Malësinë e Madhe se nuk po gjendet denoncuesi për rastin.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI