Flash

Rinisin reshjet e borës në të gjithë vendin

Lapsi.al 23 February 2019
Rinisin reshjet e borës në të gjithë vendin

Ashtu siç një ditë më parë sinoptikanët paralajmëruan, e shtuna ka gdhirë e bardhë në shumë qarqe të Shqipërisë.

Mësohet se reshje të shumta dëbore ka pasur në veri të vendit si në Dibër, kryesisht në zonat malore, por edhe në Juglindje. Edhe Korça është mbuluar nga bora.

Ndërkaq reshje të pakta bore kanë nisur edhe në kryeqytet, ndërsa Dajti është zbardhur i tëri. Deri tani nuk raportohen probleme për lëvizjen.

Në qytetin e Pukës nga era e fortë, është dëmtuar një çati e një banese private. Çatia e dëmtuar pranë nënstacionit elektrik. Rrëzimi i çatisë ka dëmtuar linjat elektrike. Një nga linjat dalëse nga nënstacioni është këputur. Për pasojë është ndërprerë furnizimi me energji elektrike i qytetit të Pukës.

Moti për ditën e sotme parashikohet i vranët në të gjithë vendin dhe me kthjellime prej orëve të pasdites. Vranësirat do të shoqërohen me reshje dëbore në pjesën më të madhe të territorit deri në kuotat e ulëta dhe ato bregdetare.

Të këshilluara

Aksident në Kurbin, dy të plagosur

Dy persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në Mamurras. Ngjarja u regjistrua rreth orës 14:30, ku një mjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur...

18:30

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI