Flash

Arrestohet punonjësi i zjarrëfikëses pasi dhunonte gruan, dikur Erion Veliaj e quajti hero

Lapsi.al 23 February 2019
Arrestohet punonjësi i zjarrëfikëses pasi dhunonte gruan, dikur

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka arrestuar një inspektor të Zjarrfikëses për dhunë në familje.

Punonjësi i Zjarrëfikëses, Lorenc Hatia dhunonte vazhdimisht gruan dhe fëmijët e tij.

Ai është arrestuar në flagrancë për veprat penale të “Torturës” dhe “Dhunës në familje”.

Familjarët lajmëruan në numrin e Emergjencave 112 për akte dhune dhe më pas Inspektori u shoqërua dhe u arrestua nga SHÇBA.  Për të dëmtuarit janë lëshuar urdhrat e mbrojtjes.

Dy vite më parë Hatia u quajt hero nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për shkak se ishte një nga punonjësit e zjarrfikësve që mori pjesë në shpëtimin e Bibliotekës Kombëtare që u përfshi nga flakët në 16 mars 2017. Veliaj publikoi foton e tij dhe një falënderim të veçantë për të.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI