Flash

Probleme me energjinë elektrike për shkak të erës edhe në Fushë-Krujë

Lapsi.al 23 February 2019
Probleme me energjinë elektrike për shkak të erës edhe

Dëmtohet rrjeti elektrik në disa zona të Fushë-Krujës për shkak të erës së fortë. Për pasojë energjia elektrike është ndërprerë në Nikël, Bubq, Borizanë dhe Thumanë.

Mungesën e energjisë e konfirmon dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, i cili deklaron se po punohet për riparimin e linjave.

“Për shkak të motit të keq, shoqëruar me erë të fortë, gjatë orës 2 të natës janë shkaktuar dëme në disa pjesë të rrjetit ajror elektrik në disa zona të Fushë- Krujës.

Prej orës 6 të mëngjesit brigadat e OSHEE ,Agjencia Fushë Krujë ndodhen në terren duke riparuar linjat. Theksojmë se furtuna e fortë na pengon të ecim më shpejt me punimet.

Problem edhe në Malësinë e Krujës prej reshjeve të dëborës. Qyteti i Krujës furnizohet normalisht me energji elektrike. Problem janë Nikla, Thumanë, Bubq dhe një pjesë e qytetit Fushë-Krujë”, deklaron OSHEE.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI