Flash

Rrezik konstant pranë disa banesave në Pukë, një predhë qëndron aty dhe nuk hiqet nga policia

Lapsi.al 23 February 2019
Rrezik konstant pranë disa banesave në Pukë, një predhë

Një predhë e gjetur pranë një blloku pallatesh një ditë më parë në qytetin e Pukës, ende nuk është hequr. Policia nuk e ruan më municionin e rrezikshëm që ndodhet shumë pranë pallatit ku jetojnë dhjetëra familje.

Po kështu nuk është vendosur as perimetër sigurie. Burime nga Policia thanë se janë njoftuar ekspertet e xhenios, por ende nuk kanë ardhur.

Predha mendohet të ketë dhe djegore. Municioni i rrezikshëm ndodhet vetëm 60 metër larg pallateve ku prania e fëmijëve është e zakonshme. Predha u konstatua një ditë më parë nga punonjësit e pastrim gjelbërimit.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI