Flash

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

Përdhunimi në Kavajë/ Rama përdor Elisa Spiropalin për të zbuluar identitetin e prindërve të vajzës (VIDEO)

Lapsi.al 8 February 2019
Përdhunimi në Kavajë/ Rama përdor Elisa Spiropalin për

Ministrja Elisa Spiropali me porosi të Edi Ramës ka zbuluar identitetin e prindërve të vajzës së mitur në Kavajë që u përdhunua nga një grup prej 8 personash, të cilët mendohet se ishin shokët e të dashurit të saj adoleshent. Ajo ka shkuar vetë në Kavajë dhe bashkë me prindërit e vajzës ka folur para kamerës së ERTV. Video është publikuar nga Rama në Facebook si shenjë triumfi.

Edhe pse i ati i vajzës shprehet se nuk do që mediat të merren më me të, kësaj radhe është vetë Spiropali që zbulon identitetin e tyre. Mos u habisni që Spiropali dhe të dërguarit e Ramës të shkojnë deri aty sa të zbulojnë edhe identitetin e vetë vajzës. Opozita ka akuzuar qeverinë se policia e mbajti të fshehtë ngjarjen dhe se nuk ndërhyri në kohë për arrestimin e abuzuesve. Skandali mori vëmendje të madhe publike pas denoncimit fillimisht të ish-kryeministrit Sali Berisha. Më poshtë video e vizitës së Spiropalit në Kavajë.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI