Flash

Hashim Thaçi komenton përdhunimin e 16-vjeçares në Kosovë: Tronditëse

Lapsi.al 8 February 2019
Hashim Thaçi komenton përdhunimin e 16-vjeçares në

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar për rastin e 16-vjeçares nga Drenasi, e cila u përdhunua nga mësuesi dhe më pas nga një polic. Thaçi e konsideron të tmerrshme dhe tronditëse atë që ka ndodhur me 16-vjeçaren. Ai inkurajon të gjithë institucionet ligjzbatuese të ndërmarrin të gjitha hapat për të zbardhur rastin e plotë.

“Ka qenë një ngjarje e tmerrshme  shumë tronditëse edhe në rrafshin njerëzor. Janë inkurajuese veprimet që kanë marrë institucionet shtetërore për ndriçimin e këtij rasti”, tha ai.

Thaçi ka mbajtur një qëndrim edhe ndaj çështjes  së dialogut me Serbinë si dhe për ndarjen e kufijve.

“Delegacioni i shtetit te Kosovës ka një progres të mirë. Pushtetet janë të ndara dhe unë  si presidenti i vendit kam një thirrje një angazhim për vendimmarrje strategjike", u shpreh presidenti i Kosovës.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI