Flash

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurorit Besnik Cani, anëtar i KLP-së

Lapsi.al 8 February 2019
Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurorit Besnik Cani, anëtar

Komisioneri Publik ankimoi sot vendimin e KPK për Besnik Cani prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, aktualisht anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim, vlerësoi se, bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, z. Besnik Cani, nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë

"Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 84, datë 27.11.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Besnik Cani, " informon zyra e shtypit e Komisionerit Publik.

Të këshilluara

Kryemadhi-Gjonajt: Mos bëj si virgjëreshë

Vazhdon përplasja mes kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi dhe ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.  Kryemadhi e ka sulmuar drejtëpërdrejtë Gjonajn, duke i th...

13:13

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI