Flash

Ramush Haradinaj për përdhunimin e 16-vjeçares: Abuzuesit të dalin para drejtësisë

Lapsi.al 8 February 2019
Ramush Haradinaj për përdhunimin e 16-vjeçares: Abuzuesit

Kryeministri i Kosovës, ka pritur sot në një takim ministrin e Brendshëm, Ekrem Mustafa për të diskutuar rastin e përdhunimit të 16-vjeçares nga Drenasi, prej mësuesit të saj dhe një polici.

Haradinaj kërkoi nga  Mustafa ndërmarrjen e të gjitha veprimeve, bazuar në ligjet e Kosovës, për ta zbardhur të vërtetën dhe për t’i nxjerrë para drejtësisë, të gjithë ata që kanë kryer vepër të jashtëligjshme në rastin e të miturës nga Drenasi.

 “Sot, kam pritur në takim pune Ministrin e Brendshëm Ekrem Mustafa, Ministrin e Arsimit, Shyqeri Bytyqi, Drejtorin e përgjithshëm të Policisë Rashit Qalaj, Kryeshefen e Inspektoratit Policor Miradie Kelmendi dhe Kryeinspektorin e Arsimit Defrim Gashi, nga të cilët kërkova që të ndërmerren të gjitha veprimet, bazuar në ligjet e Kosovës, për ta zbardhur të vërtetën dhe për t’i nxjerrë para drejtësisë, të gjithë ata që kanë kryer vepër të jashtëligjshme në rastin e të miturës nga Drenasi.

Institucionet e vendit, Prokuroria dhe Gjykata, duhet të dëshmojnë fuqinë e vet në zbatim të ligjit. Rasti i abuzimit seksual të të miturës nga Drenasi, duhet të trajtohet në kohë dhe me profesionalizëm nga të gjitha institucionet e vendit. Njëkohësisht, kërkoj nga të gjitha mekanizmat institucional dhe shoqëror, që të bashkërendojnë politikat dhe aktivitetet, me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla në të ardhmen”, shkruan Haradinaj.

Të këshilluara

Kryemadhi-Gjonajt: Mos bëj si virgjëreshë

Vazhdon përplasja mes kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi dhe ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.  Kryemadhi e ka sulmuar drejtëpërdrejtë Gjonajn, duke i th...

13:13

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI