Flash

Kërcënimi i Ramës për pedagogët: Problematikët do të vihen me shpatulla pas murit

Lapsi.al 8 February 2019
Kërcënimi i Ramës për pedagogët: Problematikët do

Gjatë vizitës së tij në Universitetin “Fan Noli” në Korçë, kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish pedagogët e Tiranës këtë të premte.

Kësaj here duket sikur Rama ka bërë një kërcënim të hapur ndaj pedagogëve duke u shprehur se “problematikët” do të vendosen me shpatulla pas murit. Me fjalën "problematikët", kryeministri duket sikur cilëson pedagogët aktivë gjatë protestave të studentëve.

“Pedagogët problematikë do të vendosen me shpatulla pas muri, ndërsa pedagogët e ndershëm dhe profesionistë që janë shumica, unë e kam bindje këtë nuk e them për propagandë, do të shpëtojnë një herë e mirë nga përzierja e të njomit me të thatin dhe trajtimi i të gjithëve njësoj si këmbët e dhisë.

 Të paaftët dhe injorantët janë gjithmonë të interesuar t’i bëjnë të gjithë njësoj, se kështu kanë statusin e të qenit të barabartë. Këtë e shikon kudo, në politikë, në jetë, në shkollë e kudo.  Kur vjen puna tek arsimi dhe universiteti kësaj duhet ti vëmë fre që të kemi një rritje cilësore të Universitetit.

Janë mbledhur disa pedagogë që deklamojnë gjëra të mëdha, kërkojnë abrogimin e ligjit, kërkojnë disa gjëra dhe thonë të ndalet denigrimi i profesoratit.  Kush po e denigron profesoratin? Në fakt nuk është ky thelbi, thelbi është të ndahen pedagogët e nderuar dhe të respektuar nga sharlatantët, të cilët janë një ndër simptomat më domethënëse të sëmundjes që ka universiteti.”

Të këshilluara

Kryemadhi-Gjonajt: Mos bëj si virgjëreshë

Vazhdon përplasja mes kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi dhe ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.  Kryemadhi e ka sulmuar drejtëpërdrejtë Gjonajn, duke i th...

13:13

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI