Flash

Vrau 4 policë, Dritan Dajti i shpëton burgimit të përjetshëm

Lapsi.al 8 February 2019
Vrau 4 policë, Dritan Dajti i shpëton burgimit të

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka anuluar dënimin me burgimin të përjetshëm për Dritan Dajtin. Në vendimin e ditës së sotme trupa gjykuese ka pranuar gjykimin e shkurtuar për të pandehurin duke dhënë ndaj tij një dënim përfundimtar prej 25 vjet heqje lirie.

Kjo çështje shqyrtohej prej 10 vitesh në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku Dajti akuzohet për vrasjen e 4 efektivëve të policisë në Durrës në verën e vitit 2009.

Gjatë gjithë procesit në Shkallën e Parë, Dritan Dajti dhe avokati i tij kërkuan gjykim të shkurtuar, çka do ti ulte 1 / 3 e dënimit.

Kërkesa u refuzua në Shkallë të Parë, ku i pandehuri u deklarua fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm, por tashmë ky vendim është shfuqizuar nga Gjykata e Apelit.

Vendimi është shpallur nga një trup gjykuese që përbehej nga 3 anëtarë të Gjykatës së Apelit në Shkodër dhe dy nga Vlora.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI