Flash

Qytetarët e Drenasit në protestë, policët kosovarë shpërthejnë në lot

Lapsi.al 8 February 2019
Qytetarët e Drenasit në protestë, policët kosovarë

Përdhunimi i 16-vjeçares nga mësuesi dhe më pas nga një polic ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë.  Gjatë ditës së sotme, shumë qytetarë kanë dalë në rrugë duke protestuar në shenjë revolte ndaj këtij rasti, i cili është dënuar me ashpërsi nga të gjithë aktorët socialë dhe politikë.

Qytetarët e Drenasit marshuan sot në rrugë duke  kërkuar drejtësi për rastin, ndërsa punonjësit e policisë kanë shpërthyer në lot.

Punonjësit e policisë të cilët ishin angazhuar për mbarëvajtjen e saj, shpërthyen në lot kur protestuesit brohorisnin kundër tyre.

Pas kësaj, policia është përqafuar nga qytetarët ku edhe janë dëgjuar thirrjet: “Policia është e jona”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI