Flash

Rama sulmon Ambrozian: Aq di aq bën! Unë 2 metra, nuk më la të flas...

Lapsi.al 21 May 2018
Rama sulmon Ambrozian: Aq di aq bën! Unë 2 metra, nuk më la

Është e qartë se Kryeministrit Edi Rama i ka mbetur “peng” mënyra se si gazetarja e faxneës, Ambrozia Meta replikoi me të në konferencë për shtyp duke e detyruar ta ndërpresë atë. U kuptua nervoziteti i kryeministrit që pas konferencës kur replikoii me gazetaren edhe jashtë kamerave.

Rama u pyet për këtë episod në intervistën dhënë për gazetaren Mirela Milori në ABC News, por lëshoi një sërë akuzash ndaj gazetares së re duke e quajtuar atë “të paeduakatë, të padenjë për t’i bërë pyetje kryeministrit dhe që “aq di aq bën”.

“Si ta merrte ajo përgjigjen e pyetjes nga mua kur nuk më dha mundësinë që unë të jepja përgjigje. Më vjen keq që u bë “heroike” mesa më kanë thënë sepse ishte një dhunim i etikës profesionale pasi me një mikrofon në dorë ajo nhuk mund të ndërpresë atë që duhet të japë përgjigje.

Pamundësia për të dhënë përgjigje më bëri të ndërpres konferencën. Çfarë të bëja? Të shkoja t’i merrja mikrofonin nga dora? Unë nisa t’i jap përgjigjen, por nuk pata mundësinë” – u justifikua Rama. Gazetarja Mirela Milori ia ka ribërë pyetjen.

“Kaq të vështirë e ka PS të gjejë njerëz ndryshe nga ata që përfliten për lidhje me krimin e akuzuar?”

“Jo. Pyetja ishte ndryshe. Ajo foli për njerëz të akuzuar. Duhet bërë një sqarim sepse ka akuza që bëhen nga drejtësia dhe ndaj tyre ka një reagim si në rastin e Saimir Tahirit. Duke i dhënë mundësinë për të thënë të vërtetën. Ka dhe akuza që vijnë nga burime të tjera që nuk kanë asnjë lloj kredibiliteti. Nëse hyjmë analizës se kush akuzon dhe nga kush akuzohemi...

Nuk kisha asgjë me të sepse ajo kaq di, aq bën dhe aq kupton. Normal që kush krahason një burrë 2 metra me një vajzë të vogël, dihet çfarë krahu do të mbajë. Është mëkat që gjendja e medias është në këtë nivel. Ka mundësinë të pyesë kryeministrin edhe një person që nuk ka informacion...” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kapen 86 kg kokainë, arrestohen 4 shqiptarë

Një sasi prej 86 kg kokainë është sekuestruar në qytezën spanjolle Benalmaden në Malaga dhe katër shqiptarë janë arrestuar, sipas medieve lokale. Shqiptarët e a...

17:28

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI