Flash

LSI-së i 'ikën' te Rama një kryebashkiake. Pazar për zgjedhjet e ardhshme lokale? (FOTO)

Lapsi.al 21 May 2018
LSI-së i 'ikën' te Rama një kryebashkiake. Pazar

Kryeministri Edi Rama e ndali turin e llogaridhënies sot në qytetin e Gjirokastrës. Por ajo që ra në sy më shumë kësaj here, përveç showt dhe propagandës së tij, ishte prezenca në panel e kryebashkiakes së LSI-së, Zamira Rami. Kjo e fundit është zgjedhur kryebashkiake nën siglën e LSI-së 3 vjet më parë. Deri më tani është e para kryebashkiake nga radhët e partive opozitare, që merr pjesë në takimet e llogaridhënies së Ramës, ku kryeministri flet për sukseset e qeverisë së tij. Ndërkohë opozita, pjesë e së cilës është edhe kryetarja e Gjirokastrës, kërkon largim të kryeministrit dhe s’le rast pa e akuzuar atë. Në qytet ka zëra që flasin për një kalim të mundshëm të saj drejt PS-së, për të marrë kështu rikandidimin për një mandat të dytë, çka e ka të pamundur në skenarin kur PD dhe LSI do të hyjnë bashkë në zgjedhjet lokale.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Kapen 86 kg kokainë, arrestohen 4 shqiptarë

Një sasi prej 86 kg kokainë është sekuestruar në qytezën spanjolle Benalmaden në Malaga dhe katër shqiptarë janë arrestuar, sipas medieve lokale. Shqiptarët e a...

17:28

Grabitje me armë në Tiranë

Është grabitur një pikë bastesh në Tiranë. Grabitja ka ndodhur në rrugën ‘Irfan Tomini’ në orët e para të mëngjesit, ku një person me armë dhe i maskuar është f...

15:21

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI