Flash

Makina luksoze kontrabandë, 5 të arrestuar nga agjensia private doganore

Lapsi.al 21 May 2018
Makina luksoze kontrabandë, 5 të arrestuar nga agjensia private

5 punonjës të Agjensive Doganave janë vënë në prangat e policisë pasi akuzohen për kontrabandë në vendin tonë të automjeteve tip Range Rover të vitit 2015, duke shmangur vlerën e doganës.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, ka regjistruar procedimin penal në vitin 2017 për veprat penale “Kontrabandë me mallra të tjerë” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar respektivisht nga nenet 174 dhe 248 të Kodit Penal.

Pas një hetimi disamujor të prokurorëve të Strukturës së Posaçme (Forca e Ligjit) në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor u bë e mundur arrestimi i shtetasve:

-Elison Shehaj, lindur në Ballsh-Fier dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” (4 herë) dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, parashikuar nga neni 190/3 ( 4 herë) i K.Penal. Ky shtetas ka pasur pozicion pune specialist i regjistrimit të mjeteve në DRSHTR-Tiranë.

-Mirjan Driza, lindur dhe banues në Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” (2 herë). Ky shtetas ka pozicionin e agjentit doganor në agjencinë doganore “Laura One”, Durrës.

-Xhani Rama, lindur dhe banues në Durrës, i dyshuar për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, parashikuar nga neni 178/3 (2 herë).

-Ervin Demiraj, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, parashikuar nga neni 178/3 (2 herë).

-Aurel Karaj, lindur në Tiranë dhe banues në Kodër Kamëz, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 174/2 i K.Penal, masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale.

Masa e sigurimit arrest në burg është caktuar dhe ndaj tre shtetasve, I.T, Th.R dhe R.H, të cilët janë shpallur nga policia në kërkim.

Organi procedues në funksion të këtij hetimi ka caktuar dhe masat ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasve:

-Merita Zonja, lindur dhe banues në Durrës, e dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal, masa ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i K. Pr. Penale.

-Ilir Prifti, lindur në Lushnjë dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal, masa ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i K. Pr. Penale.

Masë sigurimi detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore është caktuar për shtetasit:

-Miri Zenaj, lindur dhe banues në Fier, i dyshuar për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, parashikuar nga neni 178/1 masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i K. Pr. Penale.

-Imerr Kaca, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i K.Penal, masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqiturn në policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i K. Pr. Penale.

Ndaj personave të sipërpërmendur janë urdhëruar masat e sigurimit nga gjykata, pasi dyshohet se prej tyre janë futur kontrabandë në vend makina luksoze kryesisht të markës “Range Rover”, të vitit të prodhimit 2015, duke shmangur vlerën e doganës.

Të këshilluara

Kapen 86 kg kokainë, arrestohen 4 shqiptarë

Një sasi prej 86 kg kokainë është sekuestruar në qytezën spanjolle Benalmaden në Malaga dhe katër shqiptarë janë arrestuar, sipas medieve lokale. Shqiptarët e a...

17:28

Grabitje me armë në Tiranë

Është grabitur një pikë bastesh në Tiranë. Grabitja ka ndodhur në rrugën ‘Irfan Tomini’ në orët e para të mëngjesit, ku një person me armë dhe i maskuar është f...

15:21

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI